PATRIARKATI I MOSKËS
FAMULLIA ORTODOKSE
SHËN MAKSIMI, PESHKOP I TORINOS
Famullia përkujdeset për të krishterët ortodoks të Patriarkatit të Moskës në qytetin e Torinos dhe në Piemonte/Valle d’Aosta
ADRESA E KISHËS
Strada Val San Martino 7 - Torino 10131
Telefoni: 340-672.1375
Shërbimet kryen në italisht, sllavishte kishtare dhe rumanisht/moldavisht
FAMULLIA ORTODOKSE E PATRIARKATIT TË MOSKËS NË TORINO
Famullia ortodokse e Patriarkatit të Moskës në Torino i është dedikuar Shën Maksimit (shek V), peshkopi i parë i qytetit dhe Ati i kishës. Festa e shenjtorit është 25 qershori (8 korriku për ortodoksët që ndjekin kalendarin e vjetër).
Famullia është ndërtuar në Dioqesën e Chersonesos si kishat e tjera të Patriarkatit të Moskës në Francë, Itali, Svicër, Spanjë e Portugali.
Një komunitet ortodoksësh italianë u bënë nismëtarë të kishës së sotme të Shën Maksimit më 1993. Në fillimin e lindse së saj, kisha nuk kishte një vënd të përhershëm dhe u prit në vënde të ndryshme të qytetit, përpara se të stabilizoheshe më 2001 pranë kishës së Shpëtimtarit të Shënjtë në pjesën e parë të kodrës në Torino (shiko foto).
Shërbimet ndjekin ritin fetar të kishës ruse (model i normave dhe rubrikave kulturore); gjuha e festimeve varion sipas prejardhes së besimtarëve; më të përdorurat janë italishtja, sllavishtja kishtare dhe rumanishtja.
Pjesa më e madhe e besimtarëve vjen nga Moldavia, e mbështetur nga një prezencë e konsiderueshme ortodoksësh ukrainas, rus, italianë dhe të tjerë (Biellrusia, Rumania, ish-Jugosllavia, Gjeorgjia, Bullgaria).
Me shpirtin misionar që karakterizon Kishën ruse, famullia jonë, pranë detyrës së saj për kujdesjen pastorale të besimtarëvë të Patriarkatit të Moskës ( ashtu si për besimtarët e traditës slave) në Piemonte dhe Valle d’Aosta, kërkon të zhvillojë një komunitet autentik lokal, dedikuar dëshmisë së besimit ortodoks në perëndim.
Në krijimin e famullisë, ortodoksët italianë u dalluan jo vetëm si organizzatorë, por edhe si pritës të besimtarëve imigrantë në Itali.
Në interes të jetës famulltore, kërkojmë të punojmë për një ndërmjetësim kulturor të mësazhit të ortodoksisë, duke u nisur nga përkthimi në gjuhën lokale të teksteve kishtare dhe ikonografike të kishës.
Duke ditur që dëshmia e besimit ortodoks nuk mund të ndahet nga kërkesa e lidhjeve ideale me përfaqësuesit e besimeve të tjera kristiane, famullia jonë ndërmerr një dialog aktiv mbi temat e besimit me kristianët e kulteve të tjetra në Torino.
Jemi të detyruar të refuzojmë propozimet për bashkëkremtime (që rrezikojnë gjithmonë minimalizmin dogmatik, e nganjëherë ngatërrimin simbolik). Preferojmë të propozojmë rizbulimin e rrënjëve të krishtërimit (dhe atë çka kemi harruar nga tradita jonë kishtare), përveç aksionit të përbashkët të pritjes së imigrantëve dhe integrimit të tyre në jetën e qytetit tonë.
Siç dihet, një nga problemet bazë të krishtërimit është jeta në komunitet; për ne kjo është shpesh e vëstirë për tu arritur. Kishat tona janë të përbëra nga njerëz me nivel social dhe kulturor të ndryshëm, të ndarë në të njëjtën kohë nga barriera gjuhësore dhe mentalitete të ndryshme.
Edhe pse famullia nuk ka financime dhe mbahet vetëm falë zemërgjerësisë së besimtarëvë, nuk mund të harrojmë që shumë ortodoks të emigruar kohët e fundit janë akoma në vështirësi ekonomike dhe prandaj bëjmë c’është e mundur të ndihmojmë më të nevojshmit duke mbajtur gjallë shërbimin kulturor dhe lutjet.
|